Vllaznia U-17 ka mbyllur fazën e parë të play-off me një barazim ndaj Tiranës në transfertë. Pas këtyre ndeshjeve, ekipi kuqeblu renditet në vendin e pestë në kuotën e 14-pikëve. Gjithsesi, trajneri Ersi Çaku, duke folur për mediat, është shprehur i kënaqur për lojën në rritje dhe ndeshjet që ekipi i tij ka zhvilluar deri më tani.

Çaku thotë se objektivi mbetet që të dërgohen sa më shumë futbollistë në ekipin e parë.
Këtë javë, Vllaznia U-17 do të nisë fazën e dytë të play-off, teksa ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Partizanit të vendit të parë në Shkodër.

Artikulli paraprakPROBLEMATIKAT E QARKUT LEZHË NË KUVEND
Artikulli tjetërHOSPITAL ONE, ANALIZA E GJAKUT KOMPLET, FALAS