Vllaznia U-19 ka marrë një fitore me shumë vlerë në ndeshjen ndaj Partizanit. Sfida e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” është mbyllur me shifrat 4-0, në favor të futbollistëve të drejtuar nga trajneri Elvis Plori. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, por krejt ndryshe do të ishte pjesa e dytë. Fillimisht, Klajdi Halili zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas Aris Ara dyfishoi. Në vazhdim, Gerald Kubazi shënoi dy gola të bukur dhe përfundimisht 4-0 për Vllaznia U-19. Pas fitores, trajneri i Vllaznia U-19, Elvis Plori u shfaq i kënaqur, pasi sipas tij kuqeblutë janë i vetmi ekip me futbollistë bio shkodranë.

Edhe njëri nga autorët e golave për Vllazninë, Aris Ara, ishte shumë i lumtur për këtë fitore ndaj Partizanit.

Me këtë fitore, Vllaznia U-19 renditet në mes katër skuadrave më të mira të kampionatit, të cilat do të luftojnë në fund për fitimin e titullit kampion.

Artikulli paraprakKREU I QARKUT PRET ARBËRESHËT
Artikulli tjetërDITA E PAVARËSISË/ BERISHA I LIRË, POR RRI NË SHTËPI! NË VLORË SHKOJNË DEPUTETËT