Sukseset e Vllaznia U-19 duket se kanë një vijimesi të njëpasnjëshmë. 19 vjeçarët shkodranë ditën e dielë kanë marrë kupën e dytë të këtij sezoni, atë si kampione e Zonës së Veriut.

Në ndeshjen e fundit të fazës së tretë ato kanë fituar 4-3 ndaj Shkëndisë së Tiranës me dy gola të shënuar nga Palushanit dhe të Grudës e Hoxhës që i kanë dhuruar fitoren kuqebluve.

Pas përfundimit të ndeshjes, është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të kupës ku i dërguari i Federates Shqiptare të Futbollit e ka kaluar atë në duart e kapitenit Rahova.

Drejtuesit e klubit, ato të Akademisë dhe trajneri Zmijani janë shprehur të kënaqur me fitimin e këtij trofeu të rradhës por njëkohësisht kanë deklaruar se puna do të vazhdojë me këtë ekip dhe në vijmsi gjithashtu edhe sukseset e kësaj skuadre.

Vllaznia U-19 nuk do ta ndërpresë garën këtu sepse tashmë nis play-off dhe kuqeblutë 19 vjeçarë synojnë edhe trofeun e tretë,

atë Kampion i Shqipërisë ku duke marrë parasysh ecurinë e mirë që kanë shënuar edhe fitimi i këtij kampionati duket një objektiv i arritshëm për shkodranët.

 

Artikulli paraprakERVIS KRAJA MUND TË SHPËTOJË DY VLLAZNITË
Artikulli tjetërBIMËT MEDICINALE TË JANINËS, NË SHËNJESTËR TË SHQIPTARËVE