Ekipi I Vllaznia U-19 po zhvillojne stërvitje në përgatitje për në Uefa Youth league dhe në kampionatin shqiptarë të kësaj grupmoshe. Edhe pse këto séance stërvitore zhvillohen në oraret kur piku I të nxehtit shënon makimumin etij.
Në një intervistë për Star Plus trajneri Luan Zmijani tregon se stërvitja e tyre po vijon tashmë normalisht me ngarkesë mbi mesataren dhe tashmë janë në pritje të hedhjes së shortit duke shpresuar që ndryshe nga viti I kaluar ata të arrijnë të kalojnë turin e parë.
Ndërkohë sa I përket përgatitjes së tyre Zmijani bën me dije se për të testuar ecurinë e ekipit duhet të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.
Por ajo që bën jo pak habi është se trajneri Zmijani tregon se njësoj si vitin që shkoi edhe tani po hasin vështirësi në gjetjen e ekipeve për ndeshjet miqësore.
19 vjeçarët kuqeblu kanë një detyrë jo pak të lehtë përpara ku u duhet të përgatiten për në kampionatin shqiptarë por edhe për në Uefa Youth League.
Prej tyre pritet të arrijnë një përfaqësim më dinjitoz se vitin që shkoi ku arritën të kalonin vetëm turin e parë.