Ka rreth një javë që skuadrë e Vllznia U-19 ka nisur stërvitjen me séance të reduktuara ku me kalimin e ditëve do të shtohet edhe intensiteti I saj.

 

trajneri I 19 vjeçarëve kuqeblu Luan Zmijani në një prononcim për mediat shprehet se në fund të muajit gusht do të startonë ndeshjet e kampionatit për të cilat po përgatit skuadrën e tij.

 

Tekniku Zmijani përveç kampionatit duhet të përgatitet edhe për në Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë ku shpreson që në shorti të jetë I lehtë për ta pasi në këtë eksperiencë të dytë në këtë komëpticion synohet arritja e rezultateve më të mira se vitin që shkoi.

 

Shorti I Champion League do të hidhet në fund të muajit gusht I cili përkon edhe me startin e kampionatit por që kuqeblut 19 vjeçarë kanë si objektiv arritjen e rezultateve positive në të dy kompeticionet në të cilët janë pjesëmarrës.

Artikulli paraprakPREZANTOHET BUGATI 2.4 MILION EURO
Artikulli tjetërTATIMORËT VETËM NË QENDËR, BLLOKOJNË RESTORANTIN