Atë që nuk kanë arritur ta bëjë ekipi i parë i Vllaznisë e kanë bërë skuadra e 19 vjeçarëve të kuqebluve. Ata kanë arritur të mbrojë titullin kampion të sezonit të kaluar dhe ka fituar trofeun e dytë rradhazi të kampionit të Shqipërisë.

Në ndeshjen finale të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Flamurtarit të Vlorës. Ndeshja është dominuar nga fillimi e deri në fund nga kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani.

Në minutën e 25-të ka qenë Palushani që pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës nga një mbrojtës vlonjat dhe arbitri akordon një 11-metërsh. Atë e merr përsipër ta godasë Repaj që është i saktë dhe shënon në portën e vlonjateve.

Dhe pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Me fillimin e së dytës, pikërisht në minutën e 67-të Palushani krosoi saktë nga e djathta dhe Gruda e dërgon topin në rrjetë për të dytën herë. Ky gol u dha qetësinë kuqebluve por nuk u mjaftoi pasi nuk u ndalën me kaq.

Në të 72-të Hoxha bën rrëmujë gjithë mbrojtjen vlonjate, godet me të djathtën dhe topi përfundon në shtyllë pa mundur të prekë rrjetën kundërshtare.

Megjithatë Flamurtari nuk hoqi dorë nga pretendimet e tij dhe në minutën e 82-të do të ngushtonte shifrat me anë të Rrapaj. Por asgjë më shumë pasi Vllaznia U-19 tregohet e saktë në mbrojte duke mos lënë hapësira për vlonjatet në këtë sfidë të fundit.

Vllaznia U-19 ka arritur ta ruajë avantazhin deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit dhe kështu ajo është sërish kampione e Shqipërisë edhe për sezonin 2017-2018.

Kështu Vllaznia U-19 përveç se u shpall kampione e Shqipërisë për të dytin vit radhazi ata tashmë do të marrin pjesë edhe në “Chamipons League” për herë të dytë radhazi ku trajneri Luan Zmijani në prononcimin e tij për media është shprehur që tashmë do të mendohemi më mirë, për t’u paraqitur seriozisht në nivelin e duhur.

 

Artikulli paraprakÇFARË DO TË NDODHË ME VLLAZNINË..?
Artikulli tjetërRAMA: BABALEPARTITË SHPIKËN SOT PËRGJIMIN PËR BABALEKRYETARIN BASHA