Vllaznia U-19 ka pësuar një tjetër rezultat zhgënjyes. Kuqeblutë janë mposhtur me përmbysje 4-3 nga Partizani, brenda në “Reshit Rusi”. Tre golat për ekipin shkodran u shënuan nga Ersi Zaganjori, por pa ia dalë dot për të ndihmuar kuqeblutë e drejtuar në këtë ndeshje nga trajneri Malvin Meçarovi, pasi Partizani përmbysi gjithçka në minutat e fundit të këtij dueli, duke marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër.
Pas kësaj ndeshje, Vllaznia U-19 renditet në vendin e katërt të renditjes me 21-pikë.