Ekipi i Vllaznia U-21 e ka nisur sezonin e ri me një fitore. Kuqeblutë, e drejtuar nga Edmond Doçi, triumfuan në duelin e zhvilluar kundër Dinamos me rezultatin 5-0.

Protagonistë në këtë fitore ishin futbollistët e skuadrës së parë. Golat u shënuan nga Dodaj dhe Pusi, si edhe Zaganjori që realizoi tre gola personal. Trajneri i Vllaznia U-21, Edmond Doçi, në prononcimin pas ndeshjes, u shfaq i kënaqur me këtë fitore të ekipit të tij.

Ndërkohë, autori i tre golave në këtë ndeshje, Ersi Zaganjori, u shpreh se synimi i tij është të luajë me ekipin e parë të Vllaznisë.

Këtë ndeshje e ndoqën nga afër edhe drejtuesit e ekipit të parë, ku duket se trajneri Thomas Brdariç dhe stafi i tij teknik morën disa sinjale pozitive nga ky duel.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT MË PAK FUQI BLERËSE SE FQINJËT, EUROSTAT: VERIU I SHQIPËRISË MES DY ZONAVE MË TË VARFËR NË EUROPË
Artikulli tjetër“RËRA TË SHFRYTËZOHET VETËM NGA HOTELET”