Vllaznia U-21 ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Apolonisë, në ndeshjen e rradhës për kampionat, të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Fierakët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, por në të dytën kuqeblutë përmbysën gjithçka, duke fituar në fund me shifrat 4-2. Në pjesën e dytë, sulmuesi brazilian Bruno Gomes ka shkëlqyer mbi të gjithë, teksa shënoi tre gola, duke rikthyer avantazhin në favorin e Vllaznia U-21.

Në minutat e fundit, ka patur vend edhe për një gol të fundit të shënuar nga futbollisti i ri Bajrami, që ka fiksuar rezultatin përfundimtar 4-2, në favor të Vllaznia U-21. Pas kësaj fitoreje, trajneri i ekipit kuqeblu, Ergi Borshi, tha se futbollistët e tij treguan karakter në këtë ndeshje.

Pas javës së 14-të të kampionatit, Vllaznia U-21 është ngjitur në kuotën e 25-pikëve dhe tashmë është e pozicionuar në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Partizanin.

Artikulli paraprakGJUHA E URREJTJES, RRITEN RASTET NË RRJETET SOCIALE
Artikulli tjetërGRUAJA MIRDITORE MBAN GJALLË TRADITËN