Vllaznia U-21 ka marrë një fitore në miqësoren e luajtur ndaj Besëlidhjes paraditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Kështu, në fund të 90-minutave, është fiksuar rezultati 2-0 për kuqeblutë. Shkodranët kaluan në avantazh në pjesën e dytë me anë të sulmuesit ekuadorian, Frank Obando, që është në provë tek ekipi i parë. Poashtu, në pjesën e dytë, ka ardhur edhe goli i dytë për 21-vjeçarët shkodranë, i shënuar nga mbrojtësi Gledjan Pusi. Në vazhdim, pavarësisht përpjekeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gola të tjerë dhe gjithçka është mbyllur në këtë mënyrë me rezultatin 2-0. Kjo miqësore duket se i ka shërbyer shumë trajnerit Ergi Borshi për të testuar ekipin e tij në prag të nisjes së sezonit të ri.

Nga ana tjetër, trajneri i Besëlidhjes, Dritan Smajli thotë se e ka marrë drejtimin e ekipit me objektivin për ta çuar aty ku duhet.

Tashmë, të dy këto ekipe, si Vllaznia U-21, ashtu edhe Besëlidhja e Lezhës do të vijojnë përgatitjet e tyre për nisjen e sezonit të ri, që do të startojë pas pak javësh.

Artikulli paraprak“PLAS” TEK VLLAZNIA, PËRPLASJE HAKAJ-MEMELLI
Artikulli tjetërSINDIKATAT TAKIM NË LEZHË