Vllaznia U-21 ka marrë një fitore të ngushtë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj Teutës. Rastet e shënimit për ekipin shkodran ishin të shumta, por goli vonoi të dalë në dritë, teksa ai do të vinte vetëm shtatë minuta para fundit. Në fakt, ishte një kros i gjatë nga e majta në zonë i Rrokut dhe aty Maliqi kërceu me kokë, duke e dërguar topin mbi portierin e Teutës. Kaq mjaftoi që Vllaznia U-21 të marrë fitoren e dytë rradhazi. Pas ndeshjes, trajneri Edmond Doçi u shfaq i kënaqur për këtë fitore, por tha se pret ende më shumë nga skuadra e tij.
Nga ana tjetër, trajneri i Teuta U-21, Gentian Begeja tha se Vllaznia e meritoi fitoren.
Ndërkohë, edhe autori i golit të fitores për Vllaznia U-21, Arval Maliqi tha se ndihet i kënaqur me paraqitjen e tij në këtë ndeshje dhe për më tepër me fitoren e ekipit kuqeblu.
Tashmë, me këtë fitore, Vllaznia U-21 ngjitet në vendin e katërt me 12-pikë të grumbulluara.