Vllaznia U-21 nuk ka mundur dot të dalë me pikë nga ndeshja e rradhës për kampionat ndaj Apolonisë, të luajtur në fushën “Reshit Rusi”. Fierakët u treguan më të qartë, duke fituar me rezultatin 2-1. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kuqebluve, falë golit të shënuar nga futbollisti Ersi Zaganjori. Megjithatë, pjesa e dytë u dominua nga fierakët, të cilët përmbysën shifrat, duke fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 2-1. Pas kësaj humbje, trajneri i Vllaznia U-21, Edmond Doçi u shfaq shumë i pakënaqur, pasi priste një paraqitje shumë herë më të mirë nga ana e ekipit të tij.

Nga ana tjetër, trajneri i Apolonisë U-21, Nikolin Çoçlli tha se kishin ardhur për fitore në Shkodër.

Tashmë, pas katër ndeshjesh të luajtura, Vllaznia ka arritur të grumbullojë vetëm gjashtë pikë dhe është e pozicionuar në vendin e gjashtë të renditjes. Ndërkohë, nga ana tjetër, Apolonia kryeson me 12-pikë.

Artikulli paraprakDITA E DYTË/ DO TË DËSHMOJË NË KOMISIONIN HETIMOR, JA MOMENTI KUR ILIR BEQAJ MBËRRIN NË KUVEND
Artikulli tjetërLIGA E KOMBEVE/ SHQIPËRIA PRET ÇEKINË, TUCI: I NJOH, TË LUAJMË SI NË TBILISI! YLBER RAMADANI: KUJDES TOPAT E GJATË