Vllaznia U-21 ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 4-0 dhe ka marrë fitoren e katërt rradhazi. Kjo ndeshje, e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, u dominua nga fillimi e deri në fund nga kuqeblutë e trajnerit Edmond Doçi, duke mos e vendosur asnjëherë në dyshim fitoren. Ka qenë futbollisti Gilman Agraja ai që ka zhbllokuar rezultatin në fillim, për t’i lënë më pas vendin golave të tjerë me autorë Plangajn, Hagrepin dhe Danajn. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznia U-21, Edmond Doçi u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij.
Ndërkohë, edhe dy golashënuesit Gilman Agraja dhe Ernest Hagrepi u shprehën të kënaqur me golat e shënuar nga ana e tyre.
Me këtë fitore, Vllaznia U-21 është ngjitur në kuotën e 18-pikëve, duke mbajtur vendin e tretë në renditje, po aq sa ka edhe Bylisi i vendit të dytë.