Në stadiumin “Loro Boriçi” mbrëmjen e së mërkurës është luajtur ndeshja e Vllaznia U19 dhe ekipit moldav Zimbru. Kjo ndeshje bëri që tfozë të shumtë të ishin prezent në tribuna për ta ndjekur këtë përballje e vlefshme për në “UEFA Champions League” për të rinj.

Por 19 vjeçarët shkodranë në përballjen e tyre me moldavët i thanë lamtumirë këtij kompeticioni pasi rezultati përfundimtar ishte 2-4 për ekipin Zimbru. Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje trajneri i ekipit shkodran Luan Zmijani u shpreh sae futbollistët realizuan një performancë të kënaqshme pavarësisht se rezultati nuk ishte në favorin e tyre.

Në ndeshjen e parë, Vllaznia U-19 ka humbur 1-3 në sfidën e pare në Moldavi me Zimbru ku pritej të bëhej ndryshimi nga shkodranët por kjo nuk kjo gjë nuk ndodhu duke bërë që 19 vjeçarët shkodranë ta mbyllin këti aventurën e tyre e të marririt pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë si “UEFA Champions League”.

Artikulli paraprakANALIZA, VLLAZNIA ME CUNGUN DHE “ANKESAT”
Artikulli tjetërLUMTURIMI I NËNË TEREZËS NË M.MADHE