SHTUBINA PËR KARTONIN E VERDHË, LIKA E GOCAJ PËR GJUAJTJEN E PENALLTISË. Ashtu siç u paralajmërua në Star Sport, drejtuesit e Vllaznisë kanë marrë masat epara disiplinore për futbollistët. Ka qenë pikërisht Administratori i klubit Neritan Kalamishi që u shpreh se në abzë të sjelljes së lojtarëve do të kishte dhe gjobat e para, sidomos pas ndeshjes me Teutën. Në fakt ashtu ndodhi.

Tre futbollistë të Vllaznisë janë gjobitur gati nëmasën 50% të rrogës së tyre për sjellje jo sportive e të vendosura sipas trajnerit Luan Zmijani. Pas takimit me Teutën, pavarësisht arritjes së fitores tekniku i kuqebluve u shpreh se ka mbetur i pakënaqur me tre nga lojtarët e tij. Për arsye të thyerjes së disiplinës gjatë takimit me Teutën, janë penalizuar me gjobë dy mesfushorët Gilman Lika e Ndriçim Shtubina e po ashtu edhe mbrojtësi Olsi Gocaj. Ndriçim Shtubina është gjobitur për kartonin e marrë, për arsye replikimi me gjyqtarin  e takimit. Një karton, i cili ka qenë i treti për këtë lojtarë dhe që ka dëmtuar jo pak ekipin për takimin me Tiranën. Madje administratori Kalamishi shtoi në emission se në syrin e tyre ai është dukur një karton i qëllimtë. Ndërsa dyshja Lika e Gocaj kanë marrë një gjobë në rastin  e 11-të metërshit që u akordua  për Vllazninë e u humb nga mesfushori Lika. Gocaj ishte ngarkuar për të ekzekutuar 11-të metërshat në këtë takim. Ndërsa mësohet se Lika ka dëshiruar që ta bënte një gjë të tillë i pa ngarkuar nga ana e teknikut. Kjo ka sjellë pakënqësinë e teknikut me të dy lojtarët. Një pakënaqësi që mund të ishte edhe në rastin nëse Lika mund të kishte arritur të shënonte nga pika e bardhë. Mirwpo disiplina në ekipin shkodranë duket se do të vijojw të jetë e tillë nën drejtimin e teknikut Zmijani, pasi mësohet se gjoba ka patur dhe mund të ketë edhe në të ardhmen për mungesë të disiplinës.

Artikulli paraprak“PASHKËT NË JAZZ”
Artikulli tjetërSITUATA E RENDIT DHE E SIGURISË NË QARKUN E SHKODRËS