Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do luajë ditën e shtunë kundër Flamurtarit në Vlorë. Një transfertë që historikisht ka sjellë probleme për shkodranët pasi në Vlorë shpesh kanë dalë të mundur.
Por këtë javë dhe në situatën e mbijetesës ku është Vllaznia, kundër Flamurtarit do kërkohen medoemos pikët për një renditje sa më të mirë në kampionat dhe që situata të jetë e qetë.
Ajo që kënaq trajneri Ernest Gjoka në prag të takimit me kuqezinjtë është fakti se grupi është i plotë. Kundër vlonjatëve nuk do ketë mungesa për shkak kartonash apo dëmtimesh.
I vetmi që mungon tashmë prej një periudhe të gjatë është mbrojtësi Antonio Marku i cili po vazhdon fazën e rehabilitimit pas operacionit. Në ndeshjen ndaj vlonjatëve pritet të ketë serish ndryshime në formacion.
Kështu si titullarë pas mungesës kundër Laçit pritet të rikthehet nigeriani Orelesi ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve të aktivizuar do të jetë e njejtët që kanë qënë në fusnë e blertë në ndeshjen ndaj kurbinasve.
Aktualisht tek ekipi i Vllaznisë situata duket e qetë pas fitores së marrë ndaj Laçit të cilët i janë rikthyer sërish vendit të tetë në tabelën e klasifikimit me 36 pikë.
Natyrisht që në këto pesë javë që kanë mbetur deri në përfundim të Superligës do të jenë aspak të lehta për shkodranët pasi do u duhet të luftojnë me të gjitha forcat e tyre për të arritur qendrimin në kategorinë superiore.
Gjithësesi në këto pesë ndeshje të mbetura shumë gjerë mund të ndryshojnë dhe asgjë për ekipet që rrezikojnë rënien nga kategroia nuk është e sigurt.