Vllaznia bën realitet edhe blerjen e saj të gjashtë në merkaton e kësaj vere. Ai është mesfushori kosovar Berat Ahmeti. Lojtari ka mbërritur pasditen e se martës ne në Shkodër, shoqëruar nga i vëllai i tij, futbollisti i Prishtinës Azem Ahmeti dhe menaxheri i tij dhe kanë biseduar me drejtuesit e Vllaznisë për mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët për veshjen e tij kuqeblu.

Prezantimi I lojtarit eshte bere nga administratori I klubit Neritan Kalamishi. Për drejtuesit e kësaj të fundit, pritet që të ketë edhe 2-3 firma të tjera para se të mbyllet merkatoja dhe skuadra të jetë gati pastaj për nisjen e sezonit të ri.

Artikulli paraprakZBULIMI I MADH, DEL NË DRITË KUR’ANI 1370 VJEÇAR
Artikulli tjetër“NUVOLA” SJELL PAMJET E STADIUMIT NGA AJRI