Klubi i futbollit Vllaznia ka vlerësuar ikonën e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, në përvjetorin e 76-të të lindjes së tij. Kështu, ka qenë vetë presidenti Alban Xhaferi, i cili me një tufë lulesh në duar i ka uruar atij ditëlindjes. Vetë Sabah Bizi, përveç falënderimit për kujtesën ndaj tij, i ka bërë të ditur numrit një të klubit se ndjek me shumë vëmendje të gjithë ecurinë e skuadrës së tij të zemrës, madje premtoi që të dielën do të jetë në stadium për ta mbështetur atë në ndeshjen ndaj Partizanit.

Sabah Bizi është njëri prej atyre figurave që ka shkruar historinë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Artikulli paraprakAKTIVITET NË NDERIM TË STUDIUESIT MENTOR QUKU
Artikulli tjetërZVA: SHKOLLAT JO PUBLIKE REZULTATE MË TË MIRA