Vllaznia kampione në volejboll ka realizuar një vizitë në Muzeun Kombëtarë “Marubi”.
Në këtë vizitë ku I gjithë ekipi u njoh me të gjitha punimet e dinastisë ‘Marubi” gjë të cilën vetë trajneri I ekipit të volejbollit Mark Kroqi e cilëson si një nevojshmëri për djemt e skuadrës të njihen me kulturën dhe vlerat e çmuara që ky muze përcjell.
Ndërsa drejtori I fototekës “Marubi” shpreh kënaqësinë për vizitën e ekipit të volejbollit Vllaznia ku ndër të tjera tregon se të tilla vizita në njohjen e kulturës dhe vlerave të fototekës “Marubi” tashmë janë kthyer në traditë.
Ekipi I Vllaznisë përveç se gjatëvizitës së tyre u njohën më historin e muzeut “Marubi” atyre iu dhurua edhe një libër me historinë e dinastisë “Marubi”