Kategoria Superiore nisi me bollëk golash në javën e parë, teksa pa ndeshjen e shtyrë mes Partizanit dhe Teutës, u shënuan mesatarisht nga 4 gola për ndeshje. Vllaznia bindi në ndeshjen e parë luajtur në Loro Boriçi, duke fituar 3-1 ndaj Kukësit, një rezultat që mund të ishte edhe më i thellë nga rastet e shumta që krijuan shkodranët.

Dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën treguan se Vllaznia duket më e uritur, edhe pse është herët, pasi u luajt vetëm java e parë. Edhe trajneri Migen Memelli u shpreh se Vllaznia bëri vetëm detyrën.

Ndërkohë, Vllaznia zyrtarizoi edhe blerjen e brazilianit Bruno Gomes De Oliveira Conceição. Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen te Vllaznia pas dy sezoneve të fundit që ka luajtur në Portugali me ekipin Nacional. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

2

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 28.08.2023
Artikulli tjetërBASHA NIS AKSIONIN POLITIK SI KRYETAR I PD, MBLEDH KUVENDIN KOMBËTAR NË 2 SHTATOR: JA AGJENDA