TË MËRKURËN DO TË VIJNË TRE LOJTARË TË TJERË NGA KOSOVA. Ditën e hënë, drejtuesit e Vllaznisë flasin me bindje të plotë se do të prezantojnë tre blerjet e reja.

Do të jenë pikërisht tre përforcime në tre repartee shumë të rëndësishme. Konkretisht kjo dhe sipas adminiatratorit të klubit Neritan Kalamishi, në ekip do të vijë një portier, një qendërmbrojtës dhe një sulmues, të tre nga Mali i Zi. Përsa i përket emrave, ato nuk bëhen public dhe kjo sipas drejtuesve të Vllaznisë e ka një arsye. Ajo që mësohet është se kuqeblutë i tremben konkurencës nga ekipet e tjera shqiptare të cilat mund të ofrojnë një tjetër kontratë dhe mund të rrëmbjeën lojtarët e piketuar nga shkodranët. Prandaj kljo është dhe arsyea që çdo gjë do të jetë e fshehtë deri të hënen ku do të behet dhe firmosja e kontratave. Përveç këtyre lojtarëve, Vllaznia tashmë është fokusuar nga Kosova. Vizita e drejtuesve të ekipit disa ditë më parë duket se ka dfhënë frytet e duhura. Kjo në bazë të disa informacioneve brënda klubit është arritur një akord paraprak dhe me tre futbollistë të tjerë që luajnë në kampionatin Kosovar të Futbollit. Ato me shumë mundësi do të vijnë ditën e mërkurë në Shkodër. Përsa i përket reparteve, futbollistët kosovarë do të mbulojnë mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin. Një ndër arsyet pse është duke u kërkuar një numër më i madh lojtarës se sa ishte parashikuar, ka të bëjë me largimin e disa lojtarëve titullarë të cilët kanë patur rroga të majme. Ndaj siç mësohet janë duke u shfrytëzuar pikërisht rrogat e atyre që janë larguar, pra që ishin planifikuar për të kaluar në muajt në vazhdim për të afruar të tjerë lojtarë në radhët e skuadrës së Vllaznisë.

Artikulli paraprakVRASJA E ÇEKËVE, SHKODRANËT HOMAZHE NË QYTET
Artikulli tjetërVRASJA NË PREKAL, FLASIN FAMILJARËT E VIKTIMAVE