Vllaznia dështoi në ndeshjen klasike të futbollit shqiptar përballë Tiranës. Kuqeblutë humbën 0-2 ndaj ekipit kryeqytetas në një sfidë ku Vllaznia nuk tregoi një shpirt gare për të marrë fitoren. Është Xhixha ai i cili në minutën e 27’ realizon golin e parë. Mbrojtësit e mendojnë pozicion jashtë lojës por VAR e konfirmon si një gol të rregullt duke i dhënë avantazhin Tiranës. Në pjesën e dytë Tolaj për Tiranën del me karton të kuq por Vllaznia nuk e shfrytëzon epërsinë numerike. Përkundrazi janë sërish miqtë që shënojnë edhe golin e dytë me anë të Seferit i cili tregohet i saktë përballë portierit Zogoviç duke bërë që Tirana të sigurojë këtë fitore dhe të vijojë kryesimin e kampionatit. Kjo humbje sjell shumë probleme tek Vllaznia ndërsa trajneri Thomas Brdariç e ka kuptuar se diçka nuk shkon tek ky ekip ndërsa ka edhe një mesazh për drejtuesit duke iu thënë se titulli kampion kërkon shumë gjëra për t’u arritur….
Trajneri i Tiranës Orges Shehi pavarësisht kësaj fitoreje të rëndësishme në klasiken e futbollit shqiptar me Vllazninë kërkon që skuadra e tij të jetë me këmbë në tokë sepse kampionati është shumë i gjatë…
Të paktën në këto javë të para Vllaznia nuk është skuadra e sezonit të kaluar kur shkëlqeu në lojë dhe rezultate. Kjo është humbja e dytë radhazi ndaj një rivali si Tirana pas humbjes që Vllaznia pësoi më parë edhe me Kukësin. Ndeshja Vllaznia-Tirana u hap me një minut heshtje në nder të Nikollë Gjergjit ish futbollisti kuqeblu që u nda nga jeta pak ditë më parë.