Vllaznit Ultras ne një deklarate shpërndare per mediat kane reaguar ne lidhje me arrestimin e tifozëve ne ndeshjen Vllaznia Skenderbeu.
Ne Deklarate thuhet: “Antarët tanë akuzohen për të justifikuar dhunën e Policisë ndaj tyre! Pamjet filmike të gjiruara Live nga kamera e SuperSport janë një dëshmi tronditëse sesi trajtohen Tifozat në Stadiumet Shqiptare nga Policia. Gjatë shoqërimit të tyre jashtë stadiumit është ushtruar përsëri dhunë ku për më tepër Policia i ka detyruar të gjitha Televizionet të fikin kamerat e tyre. Dëshmia e tyre është marrë nën dhunën fizike dhe psikologjike të efektivëve të Policisë dhe në mungesë të Avokatit, gjithashtu në mungesë dhe në padijeninë e Prokurorit të gatshëm. Më poshtë mund ta shikoni videon e dhunës së paprecedentë të policisë ndaj tifozit. Fotot më poshtë tregojnë fytyrën e Banditit i cili keqpërdorë uniformën e Policisë së Shtetit, që shfaqet duke goditur tifozin në video. Nëqoftëse sot nuk reagojmë të gjithë sëbashku, duke e dënuar këtë akt të shëmtuar, nesër mund të jetë çdonjëri nga ne, në vendin këtij tifozi. Drejtësi Për Tifozat!” perfundon deklarata e vllaznit ultras