Një automjet u përplas me bordurën e aksit rrugor të fshatit Penkovë të Vlorës dhe më pas është djegur plotësisht.
Të dhënat e para sipas policisë tregojnë se ngjarja është aksidentale, por po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mjeti tip Jeep i drejtuar nga një 36-vjeçar, banor i fshatit Penkovë, është përplasur te kthesa për në fshatin Peshkëpi. Drejtuesi, i cili nuk ka pësuar dëmtime, ka treguar se është përplasur aksidentalisht me bordurën.