Mbreme rreth orës 21.00, një mjet lundrues me flamur shqiptar me 4 persona në bord njoftoi se ishte çarë.
Mjeti i çarë ndodhej në afërsi të Shpellës të Haxhi Alisë. Jeta e 4 personave në bord u rrezikua.
Kapiteneria e Vlorës në koordinim me kapitenerinë Qëndrore koordinuan një operacion për shpëtimin e personave . Pas ndërhyrjes së policisë kufitare u arrit që të shpëtoheshin si mjeti po ashtu edhe personat që gjendeshin në të brënda një kohe shumë të shkurtër nga marrja e njoftimit.