NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR, 3 SHPËRTHIME NJËKOHËSISH.
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një makinë rreth orës 07:15 të mëngjesit në lagjen 28 Nëntori. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën trans-ballkanike.

 
Automjetit tip ‘Mitsubishi’ me targë AA848JX  i është vendosur një sasi e konsiderueshme eskplozivi dhe shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Ndërkohë sipas dëshimitarëve në vendngjarje mësohet se ka pasur 3 shpërthime gjatë momentit që ka qenë në ecje. 

Nga shpërthimi mësohet se ka vdekur drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, 42 vjeç, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë.Bëhet e ditur se Brahimaj ka vuajtur në Itali edhe një dënim prej 8 vitesh burg. Mësohet se viktima u ka shpëtuar edhe dy atentateve një vit më parë nga të cilat nuk pati dëmtime serioze, njëri duke udhëtuar me makinë dhe tjetri me motor.

Ndërsa ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja në këtë mjet, Ornela Gjini, 19 vjeçe, e cila është në gjendje të rëndë. Mësohet se 19-vjeçarja Gjini ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe do të transportohet drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses. Pasi është fikur zjarri në automjet, policia ka nisur edhe hetimet për ngjarjen.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/m3bkL9lOeCk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakCHAMPIONS, BILBAO ELIMINON NAPOLIN
Artikulli tjetërKANABIS, OPERACIONI NË DITËN E 8-të