Një objekt ku brenda tij ka pasur lëndë plasëse është gjetur mesditen e sotme në derën e një zyre ligjore në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” , pranë Gjykatës së rrethit Vlorë.Mësohet se lënda shpërthyese ishte montuar në derën e zyrës së përkthimit, të Eleni dhe Orest Zhupa.
Zyra ndodhet në katin e dytë të një ndërtese ku ndodhen disa zyra noteria dhe përkthimi.
Zyra është e mbyllur ndërsa zyra të tjera ndodhen në katin e parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa policia ka urdhëruar evakuimin e të gjithë ndërteses.
Forcat e posaçme xheniere kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.