Në Shqipëri, çmimet e plehrave kimikë që përdoren në buqësi janë rritur pothuajse me 50 për qind. Fermerët thonë se kjo është e papërballueshme për ta, ndërsa të tjerë kanë gjetur mënyrë alternativa për të zëvendësuar plehrat kimikë duke përdorur mbetjet e kafesë.

Fermerët në Shqipëri kanë nisur të përdorin mbetjet e kafesë si plehra kimikë. Çmimet e larta të plehrave që përdoren në buqësi, i kanë detyruar fermerët të gjejnë burime alternative.

Alban Cakalli ka një tokë në veriperëndim të Shqipërisë ku kultivon perime. Ai po eksperimenton edhe me bimë ekzotike si frutat e pasionit, ndërsa tregon se shkon në lokalet e zonës për të mbledhur mbetjet e kafesë.

“Ideja erdhi për shkak të rritjes së çmimit të plehrave dhe pesticideve të tjera të përdorura në bujqësi”, thotë ai.

Albani tregon se çmimet e plehrave që bërdoren në bujqësi janë rritur me 50 përqind kohët e fundit. Pasi lexoi disa studime se mund të përdorte edhe mbetjet e kafesë si alternativë, ai vendosi ta provojë. Tani Albani është i lumtur që po përdor një nënprodukt që do të hidhej.

“Është mirë të riciklosh gjithçka në bujqësi. Toka dëshiron të ushqehet herë pas here dhe mënyra më e mirë është që të gjitha frutat, të gjitha mbeturinat në bujqësi, të kthehen në tokë sepse kohët e fundit kemi vuajtur nga erozioni”, thotë zoti Cakalli.

Çdo ditë ai shkon në kafenetë e zonës ku banon për të marrë mbetjet e kafesë.

I përzien mbetjet e kafesë me barin e korrur dhe pret tre muaj përpra se ta përdorë tek frutat e pasionit. Por kjo zgjidhje që ai ka gjetur ka shkaktuar një konkurrencë të fortë, pasi edhe banorë të tjerë kanë filluar të mbledhin mbetjet e kafesë.

Fermerë si Albani gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë për mbështetje, pasi sipas tyre ata kontribuojnë 20 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë./VOA

Artikulli paraprakZELENSKY: RUSIA DO TË HUMBASË SEPSE E KEQJA HUMBET GJITHMONË
Artikulli tjetërSHEFI I NATO-S THIRRJE PUTINIT: JEPI FUND LUFTËS NË UKRAINË