“Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka qenë në Shqipëri për të falenderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”, kështu shkruan VOA

duke cituar një zyrtar të lartë të DASH. Zëri i Amerikës në versionin anglisht duke cituar zyrtarin e DASH shkruan “Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë” “Zyrtari i DASH tha se Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos foliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA. Më tej shkrimi në VOA, vazhdon me ndihmën që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë si nga ana teknike ashtu edhe nga ana monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një fond prej 20 milionë dollarë dollar. SHBA i ka dhënë Shqipërisë siguri dhe ndihmë për zhvillim ekonomik, për të ndihmuar vendin të ndërtojë kapacitetin e saj fizike për të strehuar refugjatët.

Artikulli paraprakTIRANË, GJENDET NJË KUFOMË NË DAJT
Artikulli tjetërGJOSHA NGA SHKODRA: REFORMA NE DREJTESI E RENDESISHME PER INTEGRIMIN