Dy shtetas që ishin kthyer në makthin e qytetit, janë arrestuar ditën e sotme, pasi kanë vjedhur brenda një viti 5 makina.
Në pranga ka rënë i riu nga Kukësi i identifikuar si D. D., 38 vjeç dhe shkodrani Sh. K., 32 vjeç. Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë teksa po qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë.
Siç njoftojnë uniformat blu, autorët ishin nisur drejt qytetit të Pukës me automjetin e vjedhur. Kjo vjedhje ka shërbyer për të zbardhur edhe vjedhjet e 4 makinave të tjera, që kishin autor po dy të rinjtë.
Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.
Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.
Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.
Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.
Mbi kuksianin dhe shkodranin rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.