Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,

pas një hetimi proaktiv 2 mujor për veprat penale ”Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja në bashkëpunim” u ndaluan shtetasit:Renato Glloga, 23 vjeç, banues në Durrës;Firdus Tarko 28 vjeç,banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.B. 34 vjeç.
Tre shtetasit e mësipërm, R.Glloga punonjës në një pikë shitje baterish me shumicë dhe F.B. magazinier në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudhën Qershor – Gusht 2018 ,

në mënyrë sistematike duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur 359 bateri makinash dhe vaj lubrifikant duke i’a dhënë shtetasit F.Tarko dhe ky më pas gjente tregun për ti shitur.
Janë sekuestruar një sasi baterish.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për nenet 135, 134, 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakU KAP ME 70 MIJË PAUND DROGË, DËNOHET ME BURG KORRIERI SHQIPTAR
Artikulli tjetërSTAR TREND – 09.10.2018