Policia ka arrestuar në Tropojë hajdutët e dyshuar të një dyqani në këtë qytet. Mandohet se ata gjatë natës kanë hyrë me thyerje në një dyqan duke vjedhur një sasi parash. Të ndalurait janë Din Sylaj dhe Bledar Gelaj të cilët akzuohen për vjedhje në bashkëpunim.
Ne njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasti S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme” informon policia e Kukesit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.