Dy nxënës të shkollës së mesme industriale “Arben Broci”, në qytetin e  Shkodrës janë arrestuar në flagarancë, pasi vodhën dy laptopë me vlërë 20 mijë lekë.

“Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. Gj. 15 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë Lezhë, dhe P. P. 16 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Pukë”, sqaron policia. Të dy adoleshentët ishin konviktor në Konviktin e shkollës së mesme industriale “Arben Broci”, qyteti Shkodër. “Arrestimi i shtetasit K. Gj.  u bë sepse Në orën 10.00 datë 08.02.2016 në shkollën e mesme Industriale “Arben Broci” ka vjedhur një laptop të markës HP, me vlerë 20.000 lekë të reja. Ndërsa arrestimi i shtetasit P. P. u bë sepse në datë 08.02.2016 në shkollën e mesme Industriale “Arben Broci” ka vjedhur një laptop të markës HP me vlerë 20.000 lekë të reja dhe e kishte shitur në vlerën 8.000 lekë të reja”, thuhet ne njoftimin e policisë. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJUETARËT SHKODRANË PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërDITA E INTERNETIT TË SIGURTË, “WORLD VISION” TRAJNIM MËSUESVE