Policia e Elbasanit ka arrestuar tre hajdutët, që kanë vjedhur një lokal në Murras të Elbasanit. Ata janë: Lodjan Uruçi, 29 vjeç banues në fshatin Shkëndi Belsh; Eriton Sanxhaku, 25 vjeç banues në Cërrik dhe Ruzhdi Elezi, 26 vjeç banues në fshatin Bardhas Peqin.

 

Sipas Policisë, arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë natës në bashkëpunim me njëri – tjetrin në fshatin Murras, dyshohen të kenë vjedhur lokalin e shtetasit B.Gj., 55 vjeç banues në fshatin Murras. Shtetasit e lartpërmendur dyshohen të kenë marrë një televizor, një sasi lekësh dhe disa pije.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin dhe sendet me të cilat kanë kryer vjedhjen dhe pijet.

Artikulli paraprakDOKUMENTAT FALSE ME TE CILAT UDHËTOJNË SHQIPTARËT NË BRITANI
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET ME VDEKJE 50 VJEÇARI, KAMIONISTI BIE NGA LARTËSIA