Vodhën naftë nga makineritë e TAP, arrestohen tre rojet

Tre punonjës të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike të cilët kishin për detyrë ruajtjen e automjeteve të gazsjellësit TAP, janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke vjedhur naftë. Në prangat e policisë kanë rënë Marinel Demçe, 33 vjeç, banues në Shtyllë-Korçë, Semi Llomi, 23 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, Armand Bregu, 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, të tre me detyrë punonjës pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike (neni 135 i Kodit Penal). Të arrestuarit kanë abuzuar me detyrën duke vjedhur sasi të konsiderushme karburanti (naftë) nga depozitat e mjeteve të tonazhit të rëndë në pronësi të një firme të kontaktuar nga gazsjellësi TAP, e cila kryente punime në zonën e fshatit Shtyllë dhe Vithkuq. Sasia e vjedhur e karburantit iu shitej më pas, personave të tjerë prej tyre. Në kuadër të këtij operacioni filloi gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj E.Z, 25 vjeç, banues në Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) person i cili duke qenë në dijeni ka marrë prej shtetasve të mësipërm, në vazhdimësi sasinë e karburantit të vjedhur, duke i’a u shitur atë personave të tretë me qëllim përfitimi. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një mjet fuoristradë tip “Mitsubishi” si edhe një sasi prej 360 litra naftë, e ndarë në 18 bidona plastikë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” parashikuar nga neni 135 e 287/b të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAPEN 284 GR E 150 FARA KANABISI, PRANGA 27-VJEÇARIT
Artikulli tjetërVRASJA E ISH-POLICIT NË LAZARAT, TE AKUZUARIT PERPLASEN NE GJYKATE