3 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në zonën e Genovas në Itali, pasi akuzohen për një seri vjedhjes. Sipas mediave italiane, mallrat e vjedhura nga shqiptarët të cilat janë sekuestruar kapin vlerën prej afro gjysmë milion euro, duke përfshirë ar dhe objekte të tjera me vlerë.

Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës 33, 30 dhe 24-vjeç, të tre me qëndrim të paligjshëm në shtetin fqinj. Ndërkohë një shqiptar i katërt do hetohet në gjendje të lirë për posedim të mallrave.

Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve ushtronte aktivitetin e grabitjeve kryesisht në zonën Castelletto, ndërsa dy vjedhjet e fundit janë realizuar gjatë Vitit të Ri. Policia sekuestroi edhe disa pajisje, të cilat shqiptarët i përdornin për të hapur kasafortat dhe dyert e apartamenteve. Sipas policisë italiane vetëm në një apartament, shqiptaret kanë arritur të grabisin rreth 200.000 euro. Shqiptarët i shisnin objektet e vjedhura ne Itali dhe Shqipëri.

Artikulli paraprakRAMA I “TREMBET” GRIPIT, ADMINISTRATA PUSHIM DERI MË 9 JANAR
Artikulli tjetërMISTERI I AUTORIT TË SULMIT NË TURQI, I DYSHUARI THJESHT I NGJANTE