Gjatë aksioneve të policsë janë arrestuar dy persona për vjedhje të ndryshme në Divjakë.

Dionis Gjini, 35 vjeç dhe Julian Çela, 32 vjeç, të dy banues në Divjakë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë mbrëmjes së të shtunës kanë vjedhur në vendin e quajtur “Kular”, 1 motorpompë ujitje, në pronësi të shtetasit F.K, 45 vjeç, banues në Divjakë.

Dionisi Gjini rezulton se ka qenë i dënuar edhe 3 herë të tjera për “Vjedhje”. “Gjithashtu nga hetimet rezulton se ata janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit me Th.L dhe të vjedhjes së mbetur në tentativë të banesës së shtetasit J.P.

Në njoftimin e policisë thuhte se: Dionis Gjini dhe Julian Çela dyshohet se janë autor të disa vjedhjeve të tjera banesash në qytetin e Divjakës për dokumetimin e të cilave po punohet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakMAKINA ME DROGË, POLICIA PËRFUNDON NË KANAL BASHKË ME TRAFIKANTËT
Artikulli tjetërI KËRKUAR PREJ 2 VJETËSH NGA POLICIA ,ARRESTOHET