Blutë e Lezhës kanë bërë me dije ditë e sotme se kanë arrestuar 4 persona, pasi vodhën një banesë të një shtetaseje kosovare.

Policia është njoftuar se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, të cilët janë larguar me shpejtësi sapo kanë parë policët.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur, bllokimin e makinës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”, në dalje të Shëngjinit, ku edhe është bërë arrestimi i 4 personave.

Në pranga janvë vënë Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin; Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë; Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, autorëve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Po ashtu, katër të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë.

Gjithashtu, Anton Frroku, në biznesin e tij, një lokal nate në Ishull, Shëngjin, nga punonjës të OSHEE-së iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Artikulli paraprakTËRMETI DËMTON GODINËN E ADMINISTRATËS, EVAKUOHET STAFI, DREJTORESHA: SPITALI I KRUJËS I SIGURT, VIJON PUNËN
Artikulli tjetërPROKURORIA E DURRËSIT SEKUESTRON DOKUMENTET E LEJEVE TË NDËRTIMIT NË ZYRËN URBANISTIKE TË 10 VITEVE TË FUNDIT