Policia e Shijakut ka vënë sot në pranga dy të rinj, të dyshuar si autorë të vjedhjes së tre banesave.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, teksat vjedhjet janë kryer në lagje të ndryshme të Shijakut dhe një vjedhje motori në Tiranë.

Të arrestuari janë  Florjan Rushiti 29 vjeç dhe Serxho Llaftiu 22 vjeç, të banues në Shijak. Llaftiu sipas policisë është  i dënuar më parë për vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një automjet, katër biçikleta, dy televizora, njësi kompjuteri, disqe automjetesh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja “dhe” “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”.

Rastet e vjedhjeve për të cilat akuzohen

  1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore”Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K. ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.
  2. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. ku kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme. 
  3. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T. ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme. 
  4. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.

U sekuestruan

  1. Një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për transportimin e sendeve të vjedhura. 
  2. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017. 
  3. Katër biçikleta. 
  4. Dy televizorë të markave të ndryshme. 
  5. Njësi kompjuteri, monitorë, tastier.
  6. Tetë disqe alumini. 
Artikulli paraprakKRIZA KUSHTETUESE, 6 KANDIDATË PËR DY VENDE VAKANTE
Artikulli tjetërI RIU HIDHET NGA KATI I 4-TË I PALLATIT