Tjetersuan votat në 25 qershor, KQZ çon në prokurori 76 numërues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të kallëzojë penalisht76 numërues të cilët në 25 qershor kanë tjetersuar  votat. Vendimi i KQZ do merret nesër gjatë mbledhjes së nesërme. Rinumërimi i 64 kutive të Tiranës nga KQZ, pas kërkesave të PDIU dhe PS, zbuloi manipulimin e votave. PDIU doli me 5 vota plus nga rinumërimi, të cilat i ishin mohuar në 25 qershor. Rinumërimi në KQZ Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partia Socialiste pasi administruan pamjet filmike të procesit të numërimit të votave për të gjithë zonën zgjedhore qarku Tiranë, krijuan bindjen se për disa qendra votimi numri i votave nuk përputhej me rezultatin e hartuar nga Grupet e Numërimit, në tabelat e qendrave të votimit. KQZ gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore, në përputhje me nenin 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor administroi me cilësinë e provës dokumentacionin zgjedhor të përpunuar nga komisionet zgjedhore përkatëse, dhe vendosi të rinumërojë dhe rivlerësojë votat e qendrave të votimit sipas objektit të ankimit.

Artikulli paraprakSHKODER, DEMIRAJ: KEMI KËRKUAR HELIKOPTERË NGA GREQIA E NATO
Artikulli tjetërTHAHET LIQENI I FIERZËS, HIDROCENTRALI STAKOHET DHE NUK PRODHON MË ENERGJI