Durrës – Vodhi 3 180 euro në dyqanin e mishit, arrestohet i mituri

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të mitur, i dyshuar si autor i vjedhjes së një dyqani mishi një ditë më parë. Vjedhja mësohet se ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit me datë 7 nëntor 2016, ndërsa blutë kanë arrestuar shtetasin E.D. 14 vjeç, banues në Durrës. Policia thotë se 14 vjeçari “më datë 07.11.2016, në lagjen Nr.18, Durrës në dyqanin e mishit në pronësi të shtetasit L.K. ka vjedhur 3 180 €”. Menjëhërë Efektivat e Policisë Durrës nisën hetimet dhe në orët e para të ditës së sotme vunë në pranga autorin, ku gjatë kontrollit fizik të tij, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: -një pjesë të parave të vjedhura, 1 500 €; -një armë sportive tip pistoletë me mbishkrimin “Ekol Special” dhe -një telefon celuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Artikulli paraprakHETIMET:TERRORISTET FOLEN ME ISIS-IN
Artikulli tjetërRESHJET:VONESA NE 13 FLUTURIME NE AEROPORTIN E RINASIT