Shkodër/Vodhi 6 koshere me bletë, identifikohet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. P., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 04.05.2023, gjatë natës, në fshatin Hysaj, Malësi e Madhe, i ka vjedhur shtetasit B. H., 6 koshere me bletë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 6 kosheret e bletëve, të cilat shtetasi S. P. i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPLANIFIKUAN SULM ME EKSPLOZIV NË AEROPORTIN RUS, FORCAT E MOSKËS ARRESTOJNË GRUPIN UKRAINAS TË SABOTAZHIT
Artikulli tjetërBECI: LAGJJA “DUDAS” ME PROBLEME NGA MË BAZIKET