Një automjet u vodh gjatë natës në Laç, por falë veprimeve të shpejta të policisë u arrit të lokalizohet dhe të prangoset autori.Sipas bluve menjëherë pas kallzimit të marrë nga shtetasi L. L., banues në Laç, se i kishin vjedhur automjetin e tij “Lancia” të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit ku banonte, shërbimet e Policisë Kurbin kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin e gjetjen e mjetit si dhe identifikimin e arrestimin e autorit.Si rezultat, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe vlerësimit të çdo informacioni policor për këtë rast, gjatë mesnatës, shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej sëbashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.Falë punës së mirëfilltë operative hetimore është bërë e mundur identifikimi, kapja e arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit G. N. 40 vjeç, banues në Laç, për vepren penale “Vjedhja”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSULMOHET ME LËNDË PLASËSE BANESA NË LEZHË
Artikulli tjetërSKULPTURA NË VËSHTIRËSI, JUKA: MUNGON TREGU