Vodhi celularin nga automjeti i aksidentuar, në pranga polici

Një punonjës i policie në Kavajë është prangosur nga SHÇBA me akuzën e vjedhjes. Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë, u arrestua këtë të hënë pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje në datën 1 mars 2017. Nga hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë Kavajë u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i telefonit, në përdorim nga punonjësi i policisë Ballhysa. Njoftimi i policisë SHÇBA arreston policin në Kavajë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka ndaluar punonjësin e policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ndalimi i punonjësit të Policisë Ballhysa u bë ditën e sotme, pas urdhrit të Prokurorit, për veprën penale ‘’Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës’’, të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Punonjësi i policisë Baki Ballhysa, prej një muaji ishte nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të referimit penal dërguar nga ana e SHÇBA-së në datë 14 prill 2017, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje në datën 1 mars 2017. Nga hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë Kavajë u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i telefonit, në përdorim nga punonjësi i policisë Ballhysa.

Artikulli paraprakZBULOHET DROGË NË MINIERËN E POGRADECIT, ASNJË I ARRESTUAR
Artikulli tjetërKAPEN ME 80.000 EURO KOKAINË, ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR DHE E DASHURA E TIJ