Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën se në shkurt të këtij viti në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë vjedhur një sasi duhani në Napoli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari 28-vjeçar u arrestua në zonën e Molassanës, ndërsa më pas policët e transportuan në burgun e Marasit.

Aksioni për kapjen e shqiptarit u zhvillua mbrëmjen e 4 majit, kur efektivët e komisariatit të San Fruttuosos, kryesuar nga nënkryetarja Maria Teresa Canessa i zunë pritë dhe e arrestuan.

Artikulli paraprakPRONAT, MBI 6 MIJË DOSJE NË GJYKATË NUK KANË MARRË ZGJIDHJE NË FAZËN E VLERËSIMIT
Artikulli tjetërRËNIA NË KRYE TË DETYRËS E NËNTETARES SHQIPTARE, AMBASADA AMERIKANE: NDEROJMË SAKRIFICËN E SAJ