Gjykata e Lezhës ka lënë në “arrest me burg” 30-vjeçarin Arian Meli, i cili u arrestua nga policia katër ditë më parë për përvetësim të fondeve për tërmetin.

Nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, ai kishte hapur një llogari me emrin “Rilindje”.

Në këtë faqe, 30-vjeçari kishte postuar një status në emër të Kryeministrit, ku u bënte thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.

Artikulli paraprakXHAÇKA: TËRMETI ISHTE ME PËRMASA APOKALIPTIKE! MIKU I MIRË NJIHET NË KOHË TË VËSHTIRA
Artikulli tjetër“PROKURORIA TË ÇOJË HETIMET PËRPARA”, MBLEDHJA E KËSHILLIT TË SIGURISË KOMBËTARE, META ZBARDH DETAJET