Një prej hajdutëve më të rrezikshëm strehohet në Ballkan. Media e njohur britanike, BBC, ka zbuluar se Alfredo Lindley fshihet pas një sërë vjedhjesh në shtëpitë luksoze të tre personave të famshëm në dhjetor të 2019, duke përfshirë grabitjen e 25 mln paundë të gjendura në shtëpinë e trashëgimtares së F 1, Tamara Ecclestone.
Autoritetet italiane gjithashtu akuzojnë Lindley për grabitjen e shtëpisë së Patrick Vieira në 2009, tani menaxher i Crystal Palace.

Grabitësi i famshëm besohet se fshihet në Beograd. Shtetasi peruan 40-vjeçar ka precedentë penalë në Itali për mashtrime dhe vjedhje me identitete të shumta që datojnë që nga viti 1995, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga BBC. Dokumentet tregojnë se këto identitete kanë lidhje me qytete të ndryshme evropiane, duke përfshirë Beogradin, Sarajevën, Milanon dhe Zagrebin.
Nën emrin Ljubomir Romanov, Lindley u paraqit para një gjykate në Beograd më 27 gusht, ku kërkohej ekstradimi I tij në Britani Të Madhe.

Në 2019, ai plaçkiti shtëpinë e ish-futbollistit të Chelseat dhe Anglisë, Lampard dhe gruas së tij Christine, në perëndim të Londrës, ndërsa çifti ishte jashtë.
Gjithashtu ai grabiti edhe një pronë që i përkiste familjes së pronarit miliarder të Leicester City, Srivaddhanaprabha.

Artikulli paraprakNË BURG PASI ABUZOI SEKSUALISHT ME 11-VJEÇAREN, FLET AVOKATJA: DJALI KISHTE QËLLIME SERIOZE PËR MARTESË
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA VENDOSI QË S’KA PËRSËRITJE TË ZGJEDHJEVE LOKALE, POR ÇFARË DO TË NDODHË ME METËN?