Një 45 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi ka thyer xhamat e një mjeti tip Nissan, duke vjedhur një telefon celular, 7 000 lekë dhe sende personale. Ne njoftimin e policisë thuhte se: Pas arrestimit, shtetasi Dritan Çina, u kontrollua fizikisht nga forcat e rendit, ku i është gjetur cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se Çina dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme: 1. Më datë 17.05.2017, në Shkallnur, Durrës dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit, në pronësi të shtetasit B.H. 2. Më datë 03.12.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës dyshohet se ka vjedhur sende personale në mjetin e shtetasit B.K. 3.Më datë 03.12.2017 dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volzvagen, në pronësi të shtetasit A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja”dhe ” Prodhimin dhe shitja e lëndëve narkotike.