Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Hasit për vjedhjen me thyerje të tre lokale në qytetin e Krumës.Në pranga ka rënë shtetasi K.Ll., banues në fshatin Kishaj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme (29 maj).”Ky shtetas ka thyer xhamat e tre lokaleve në qytetin e Krumës, duke marrë një sasi lekësh dhe pije” thotë policia.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, 25 vjeçari dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së një lokali, po në qytetin e Krumës, ngjarje e ndodhur më datë 21 maj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja”.