Një 38-vjeçar banues në Lushnje është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se akuzohet se ka vjedhur një sasi prej 1000 litra naftë , nga mjetet e kompanisë ku është i punësuar.
I arrestuari është 38 vjeç,V.M dhe me detyrë ishte punonjës i një kompanie, që kryen punime pranë Gazsjellësit TAP, ku edhe u vodh sasia e konsiderueshme e naftës.
Sipas policisë ai naftën e vjedhur ja ka shitur një tjetër personi E.H i cili është nënë hetim nga Prokuroria. E.H i është sekuestruar edhe sasia prej 1000 litrash naftë që u vodh nga V.M dhe u mbajt në fshatin Lubonjë.